Ish-aktorja e njohur kosovare në gjendje të rëndë shëndetësore - Oqeani viziton banesën e saj, flet me kujdestaren - NACIONALE

Ish-aktorja e njohur kosovare në gjendje të rëndë shëndetësore - Oqeani viziton banesën e saj, flet me kujdestaren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ish-aktore e njohur e Kosovës, tash gjendet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Familja e saj, vajza dhe vëllezërit, që jetojnë jashtë vendit, kanë provuar që të marrin atë për trajtim jashtë vendit, por procedurat e kanë pamundësuar një gjë të tillë.

Andaj, ata kishin angazhuar një kujdestare, Lendita Krasniqin, për tu kujdesur për të.

Me kalimin e kohës, gjendja shëndetësore e ish-aktores është rënduar, andaj edhe është pamundësuar kujdesi për të.

Gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku, e ka vizituar ish-aktoren në banesën e saj dhe gjendjen e saj tashmë ia ka përcjellur organeve kompetente.

Gjithashtu, gazetari ka kontaktuar edhe me familjen dhe gjithçka është realizuar me pëlqimin e tyre.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit, identiteti i ish-aktores është fshehur.

Lajme të ngjashme