Invalidi i Betejës së Koshares: Kam shumë nevojë t’i ndërroj protezat, shteti m’i ndaloi të gjitha shërbimet për shërim
“Kryeministri më herët ka thënë se ia kemi pasur borxh shtetit për të luftuar, edhe ai tash na ka borxh për me ecë ma shlirë...Në Koshare më 4 maj 1999 i kam humbur të dy këmbët, kam nevojë shumë t’i ndërroj protezat, të jemi njerëz njëjtë sikur të tjerët.
Kanë kaluar dy dekada prej kur Ferat Ademaj nga fshati Zhur i Prizrenit humbi të dy këmbët në betejën e Koshares.
Ai është invalid i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ferat Ademaj fajëson qeverinë aktuale për neglizhimin e kësaj kategorie të dalë nga lufta e fundit.
Ai thotë se disa herë ka ndërruar protezat, por ato tashmë janë dëmtuar dhe duhet të ndërrohen përsëri.
Ferat Ademaj punon në Postën e Kosovësnë degën që gjendet në fshatin Zhur.