Inteligjenca Artificiale, e ardhmja e pashmangshme – Darsej Rizaj sqaron detaje te Intervista e Buzhalës - NACIONALE

Inteligjenca Artificiale, e ardhmja e pashmangshme – Darsej Rizaj sqaron detaje te Intervista e Buzhalës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Intervista e Buzhalës kësaj radhe vjen me një diskutim më ndryshe. Drejtori dhe Bashkëthemeluesi i Shkollës Dixhitale, Darsej Risaj flet rreth intilegjencës artificiale, një term shpesh i dëgjuar, po konfuz për shumëkë.

Në pjesën e parë diskutohet për gjënë e fundit që ndodhi në këtë avansim teknologjik, ishte lansimi i një aplikacioni softuerik ChatGPT i cili është i dizajnuar për të imituar bisedat që zhvillohen mes njerëzve, vazrësisht kërkesave që pranon.

Rizaj spjegoj se në parim përmes ChatGPT është krijuar një inteligjencë artificiale që është me e mençur se njeriu, teksa shton se edhe gjigandi “Google” është duke iu frikësuar këtij avansimi teknologjik.

Kjo nuk është internet në veti, por llogarite që për shumicën e pyetjeve ti sot shkon e shkruan në Google edhe dalin nja 50 faqe. Por pse ti me i humb 30 minuta me e gjetë një kërkim, kur vetëm i thua shkruje, bëjë, për tre sekonda ta kryn”, spjegon me terme të thjeshtuar Rizaj, gjersa Berat Buzhala i tregonte se e kishte pyetur ChatGPT-në për problemet mes Kosovës dhe Serbisë, i habitur me përgjigjet detajizuese që kishte marrur.

Rizaj para shikuesve të RTV21 dhe Gazetës Nacionale tregoi se ky avansim e ka zënë sistemin e arsimit në gjendje të mjerushme globalisht, për shkak se siç tregon ai, sistemi i arsimit i ka mbetur akoma besnik metodologjisë së vjetër. Gjersa diskutimi vazhdonte për rolin e Elon Musk, rreth rolit konstruktiv apo destruktiv në shoqërinë e sotme globale.

Jena tu u mundu me i mësu fmijët me mbajt në mend përmendsh, që nuk ka nevoj. Hajde ta marrim nja analogji që munden krejt me e kuptu: Nëse është detyrë e një prindi me e qit fëmijën në Xhungël me 28 vjet, tu kanë me mësu qysh me gjetë ushqimin helmues e qysh me luftu kundër kafshëve të egëra, e krejt këto sene me mbijetu në Xhungël, ne e mësojmë për Ismail Kadarenë. Nuk po them që është keq, por nuk ka nevojë një vjershë tetë faqe me mësu përmendsh që nuk kanë me iu dashtë kurgjo. Ky është problem global”, argumentonte Risaj, i cili thotë se sistemi i arsimit nuk do ta duroj inteligjencën artificiale.

Rizaj foli edhe për potencialin që Kosova duhet ta zhvilloj në fushat e programimit duke e shfrytëzuar rininë që sipas tij duhet të investohet në politika afatgjate në këtë drejtim.

Në pjesën e dytë të emisionit, gazetari Buzhala kërkoi që ky sistem ChatGPT të testohet duke kërkuar një laptop nga stafi.

Rizaj tregoi se ChatGPT është i aftë të shkruaj edhenë gjuhë shqipe dhe për dallim nga shumë njerëz, shqipen e zotëron pa gabime drejtshkrimore.

Gazetari Buzhala kërkoi nga Rizaj ta pyeste kompjuterin ta pyes për sëmundjen me temperaturë.

ChatGPT u pyet për këtë çështje, dhe përgjigjet që dha ishin ndoshta edhe më të detajizuara se sa ta pyesim një mjek.

Siç edhe keni mundur ta shihni, në pjesën e epërme të tekstit gjeni episodi i plotë i kësaj Interviste, që paralelisht po transmetohet edhe në Radio Televizionin 21, si pjesë e bashkëpunimit mediatik mes shtëpisë sonë dhe televizionit respektiv.

Lajme të ngjashme