Ditari i Buzhalës 42: Kurti e zë në rrenë Konjfucën; milioneri ‘Kobra’ e vret njeriun, por s’e di çka është vepra penale
Ngjarjet tradhediko-komike në Kosovë fillojnë nga kryeministri e kryeparlamentari që e zënë në rrenë njëri-tjetrin, e deri te milioneri “Kobra” që s’e di çka është vepra penale, por s’përton ta vrasë njeriun për një faturë prej 400 eurove.
Pjesa I
Ka qeveria lista për arrestime në veri apo s’ka? Kjo është pyetja.
Ditari i Buzhalës paraqet intervistën e dëshiruar të gazetarit Berat Buzhala me kryeministrin, Albin Kurti... por mbetet vetëm e dëshiruar sepse shefi i shtetit zgjedh qe intervistën e fundit të vitit ta japë te një gazetar që s’njihet publikisht.
Kjo strategji e pushtetit po sjell ‘sukses’ sipas tyre, përveç se kur po dalin në studio serioze... e aty pastaj po t’ia huqin, si rasti i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Shefi i Kuvendit duke tentuar ta “kallë” opinionin, gjatë intervistës në Dukagjin thotë se “KryesorTIT e veriut që duhet arrestuar gjenden në dosjen e njeriut kryesor në Prokurori”.
Buzhala i bindur thotë se kjo deklaratë e Konjufcës shkaktoi hallakatma nëpër ambasadat e QUINT-it.
Rrjedhimisht, Kurti organizoi një intervistë për ta arsyetuar vetën para QUINT-it, duke ia nxjerr Konjufcës rrenën në fushë.
Pjesa II
Ajka e satirës së Buzhalës bie mbi personazhin që tronditi Kosovën e Shqipërinë në ditët e para të vitit.
Një fotografi e PDK-së me disa eksponentë jo mjaft të pëlqyer për krahun pak më radikal të partisë, e kalli cigaren në fabrikën e barutit. Këtu, cigarja mund të ketë qenë Buzhala që edhe vetë është personazh në fotografi.
Ndërkohë pozita mburret me nja dy-tri rrugë të ngushta që u shtruan në veri, e që sipas Buzhalës bllokadën ua bën me një “Golf 2”.
Tri video/meme satirike paraqesin Bleron Baraliut me lot në sy, i detyruar ta marrë pasaportën amerikane. Mjeri ai.
Kur jemi te Amerika, kujtojmë se atje kemi deputetin Mefail Bajqinovci. Me gjasë te ndonjë familjar, por Buzhala assesi s’mund ta mbyllë emisionin pa e futur në satirë.