Incizimi që tregon qysh po bëhen dallavere me bamirësi: Hoxha nga Gjakova e zë mashtruesin - NACIONALE

Incizimi që tregon qysh po bëhen dallavere me bamirësi: Hoxha nga Gjakova e zë mashtruesin

7 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Mashtrimet në emër të bamirësve në Kosovë, si dhe ndaj personave në nevojë, po vazhdojnë të ndodhin çdo ditë. Një rast i tillë ka prekur së fundi edhe shoqatën “Bereqeti” në Gjakovë.

Një person që prezantohej si imam, me emrin Muhamed Gashi, ka telefonuar Hasasn Zenunajn, të cilit shoqata “Bereqeti” po i ndihmon në ndërtimin e një shtëpie. Përmes telefonit, ky person kishte kërkuar që Zenunaj të paguante shumën prej 550 eurosh si “provizion”, me arsyetimin se do t’i dërgonte më pas 9,300 euro si donacion për ndërtimin e shtëpisë.

I ashtuquajturi imam pretendonte se ndodhej në Sarajevë dhe se provizioni duhej paguar sepse, sipas tij, “Bosnja nuk e njeh Kosovën si shtet”. Madje, ai kishte përfshirë në bisedë edhe emrin e Bekim Jasharit.

Lajme të ngjashme