"Ia ka aprovu doktoraturën vetit" – Akuza për drejtorin e Navigacionit - NACIONALE

"Ia ka aprovu doktoraturën vetit" – Akuza për drejtorin e Navigacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i navigacionit, Samir Bllacaku ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se Bllacaku ka qëndruar për 59 ditë në Zvicër për doktoratë dhe ka marrë mëditje.

“Zotëria që e kemi përballë ka kryer doktoraturë në kuadër të atij sistemi, të cilin ka bërë 59 ditë jashtë shtetit në St. Gallen të Zvicrës, ka marrë doktoraturë. Ky për ditët sa ka qëndruar atje ka marrë mëditje dhe ju kanë paguar shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e qëndrimit. Janë 12 module që zotëria i ka kryer. A po e kuptoni pse edhe ky atë doktoraturë ja ka aprovuar vetës, ekzistojë dokumente sepse drejtoresha e larguar e auditimit ka dalë tash edhe po fol nëpër media edhe i ka dokumentacionet”, ka thënë ajo.

Por Bllacaku, mohon këto deklarata:

“Doktoratura që e kam kryer unë e ka pasur vlerën 22 mijë dollar. A e dini sa ka paguar AShNA për mua, zero. Sa i përket qëndrimit tim 59 ditë në Zvicër, nuk është absolutisht e vërtetë sepse nëse i shikoni modulet kanë qenë module hibride. Unë jam ai person që modulet i kam kaluar ka zyra, e kam kryer modulin në Prishtinë. A po më len tash me folë”, tha ai.

Lajme të ngjashme