“I kom pa t’u pi kafe” - Gjakova e tronditur nga ngjarja e së hënës
Një person ka mbetur i vrarë, dhe një tjetër i plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin “My Place” në Çarshinë e Vjetër.
I dyshuari ka është pronari i lokalit, dhe i njëjti është ende në arrati.
Më shumë detaje nuk dihen, megjithatë gazetari i Nacionales, Burim Pacolli ka biseduar me disa persona në afërsi të vendit të ngjarjes.