Arben Gashi: Tashmë po shihet qartë kush po e bllokon Kuvendin, VV-ja
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i pyetur nga gazetarët në lidhje me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen e nënkryetarëve, ka thënë se tashmë po shihet qartë që VV-ja është bllokuese.
Gashi ka thënë se është e drejtë e secilës parti politike për të dhënë propozimin për nënkryetar të Kuvendit.
“Tashmë po e kuptoni kush po e bllokon Kuvendin, Lëvizja Vetëvendosje. E drejtë ekskluzive e partive për të propozuar nënkryetarët e Kuvendit”, ka thënë Gashi para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.