Haradinaj me mesazh për Kurtin e Osmanin: Shtyni zgjedhjet, Më mirë një gjysmë humbje sot se një humbje e plotë më vonë, 4 policë i kemi në burg
23 prilli është vendosur si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.
Mirëpo Lista Serbe ka refuzuar të aplikojë si kandidate në këto zgjedhje.
Rrjedhimisht zgjedhjet atje do të mbahen por pritet të ketë vështirësi.
Ramush Haradinaj mbajti sot një fjalim në Kuvendin e Kosovës ku kërkoi nga Qeveria dhe Presidenca që këto zgjedhje të shtyhen.
I pari i AAK-së gjithashtu kujtoi se katër policë kosovarë janë në burg.
“Më mirë një çerek humbje sot, ose një gjysmë humbje sot sesa një humbje e plotë në ditën e zgjedhjeve” – theksoi Haradinaj.