Gazetarët e Nacionales, Besarta Hoti dhe Besian Beha, fitues të çmimeve vjetore nga AGK-ja - NACIONALE

Gazetarët e Nacionales, Besarta Hoti dhe Besian Beha, fitues të çmimeve vjetore nga AGK-ja

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me partnerët e tyre, kanë shpërndarë çmimet vjetore për gazetarë, në një ceremoni të mbajtur të mërkurën në mbrëmje.

Gazetarët e Nacionales, Besian Beha dhe Besarta Hoti, u shpërblyen në dy kategori.

Gazetari Beha fitoi çmimin në kategorinë antigjipsizëm, me storien “Një shqelm kundër racizmit”.

Ndërsa gazetarja Hoti fitoi çmimin në kategorinë storia më e mirë në ueb, me raportimet për keqpërdorim në çerdhen “Botanika”.

Gazetari i vitit 2025, nga AGK-ja, u shpall Agon Sinanaj nga mediumi Boletini Ekonomik.

Lajme të ngjashme