Gati 70 persona të lajmëruar në polici, mbi gjysmë milioni dëm i shkaktuar - Pronarit të G&G Exclusive i shtyhet paraburgimi - NACIONALE

Gati 70 persona të lajmëruar në polici, mbi gjysmë milioni dëm i shkaktuar - Pronarit të G&G Exclusive i shtyhet paraburgimi

2 javë më parë

nga Besarta Hoti

Gazeta Nacionale në muajin gusht kishte raportuar për mashtrimin me villa që kompania G&G Exclusive ua bëri klienteve të saj.

Kjo kompani dyshohet se ua mori mijëra euro klientëve për ndërtimin me villave të drurit por villat nuk iu përfunduan asnjëherë.

Pas rrëfimeve të shumta që kemi publikuar në Nacionale, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Administraten Tatimore, kishin kryer një opercion tek zyret e kësaj kompanie dhe po ashtu kishin arrestuar pronarin e kësaj kompanie, Granit Gojani, ku më pas të njëjtit i ishte caktuar masa e paraburgimit për një muaj nga Gjykata Themelore ne Prishtinë.

Linqet e videove:

Video1

Video2

Video3

Video4

Video5

Video6

Video7

Video8

Dje janë bërë një muaj, ku të pandehurit Granit Gojani i është përfunduar masa e paraburgimit.

Sot, gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe Prokurorinë edhe Gjykatën Themelore në Prishtinë për të kuptuar se cilat janë hapat tutje për rastin.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se kanë aporvuar kërkesën e Prokurorit të shtetit për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj të pandehurit Granit Gojani.

Vlen të theksohet se në gazetën Nacionale, kanë kontaktuar mbi 15 qyettarë. Mbi gjysmë milioni dëm i shkaktuar vetëm për këta qytetarë.

Edhe sa të tjerë janë mashtruar?

Në informacionet që gazeta Nacionale ka siguruar afër 70 persona janë lajmëruar në Policinë e Kosovës për të vetmin hall, pra për mashtrimin që ua bëri kjo kompani.

Nacionale do t’iu mbajë të informuar për cdo të re që do të ketë lidhur me këtë rast.

Lajme të ngjashme