‘Fqinji m’i bllokoi dyert e oborrit, nuk duroj më’: Dy kamenicas në hall me njëri-tjetrin
Skender Emini nga Kamenica, që nga viti 2012 thotë se është në hall të madh.
Thotë se prona që ishte publike, sic thotë ai, është kthyer në pronë private dhe thotë se po i shkakton telashe para dyerve të oborrit.
Pjesë nga rrëfimi i tij për Nacionalen:
“Prej vitit 2002 e kam ble qët parcel qitu. Halli është, plani urban ma kanë privaitzu qët rrugë qitu edhe më kanë blloku mu. Ma kanë blloku hymjen e dyerve, ky zotnia po thotë është prona jeme, unë e kam kuptu më 2013 deri atëherë nuk kemi pasë asnjë pengesë, jemi shku në gjykatë, sa herë e qet prej një gjykate në gjykatën tjetër.
Firma u largu, tha nuk paskna cka me bo, koka pronë private edhe kaq. Më mbeti pragu nalt, ky doli me polici, ky nuk ka thënë kurgjo, kanë thënë mos ndërto.
Na jemi kanë në gjykatë, kemi lyp edhe historiatin e pronës përmes avokatit nuk e kanë pru, kjo u kanë pronë shoqërore komunale.
Frik nuk i ka më 12 prill, qitu u ardhë me polici, u dalë me fotografu firmën që punojke edhe kërcënojke që ka me paditë.
Ja vec me dalë me u mytë ndër veti, tybestikfar. Unë nuk jam me bo fjalë me kërkanin as me bo probleme ama nuk e lëshoj mo, deri tash kom duru, nuk duroj mo. Unë kam bo investime këtu deri tani 200 mijë euro.
Nazim Jakupi, ndodhet jo shumë larg shtëpisë së Skenderit – me të cilin, Skenderi e ka këtë hall.
Nacionale ka biseduar edhe me të.
“Unë e kam ble ma herët se 2012, por kam kujtu që…vec me e u hjekë cka të muj prej tij, se nuk e njihni bre ju. Deri në gjykata, përcaktoma vetëm kufinin deri ku është e jemja. E kam të përcaktume me kadastër, kurrë nuk ka qenë pronë publike, ai është pretendim i tij unë nuk kam problem.
U kanë e shtetit, tha, thash ti a po më kallxon e kujt u kanë a, qitu i kam ruajtë dhentë e loptë e dhentë e dhitë e pulat, e…I kemi mbajtë tri a katër seanca edhe kurgjo”, thotë ai.