Filloi karrierë në moshë shumë të re, ekspertja e rrjeteve sociale tregon a është suksesi më shumë fat apo punë? - NACIONALE

Filloi karrierë në moshë shumë të re, ekspertja e rrjeteve sociale tregon a është suksesi më shumë fat apo punë?

1 javë më parë

nga NACIONALE

Në moshë të re por shumë e suksesshme në fushën që ajo punon. Ani pse nuk ka përfunduar asnjë fakultet ajo ligjëron studentët e Universitetit të Prishtinës. Aida Sopi është eksperte e rrjeteve sociale. E ftuar në emisionin Tok në Nacionale ajo rrëfeu rrugëtimin e saj.

Po çka është marketingu digjital?

"Marketingu dixhital është çkado që ka të bëjë me një kanal që nuk është i prekshëm. Domethënë nuk është as billboard, as diçka e printuar, fletushkë ose çka do që janë. Por, janë krejt dixhital".

Që nga mosha 16 vjeçare ajo nisi rrugëtimin e saj drejtë suksesit, në TOK ajo tregoi se si "i priu fati".

"Nuk e kam ditë që ekziston, as dikush në rrethin tem. Është shumë interesant qysh e kam zgjedh karrierën. Kam qenë në shkollë të mesme e gjithë kohës tu shiku çka të bëjë, aktrim, sociologji, arkitekturë. Motra ime më thoshte, veç nisja shko në ndonjë kurs ose kështu. Kam shkuar në një kurs në ICK ka qenë një kurs për word pres, kam qenë 16 vjeç e gjysmë. Unë nuk e kam ditë as çka është wordpresi, as digital marketing. Atëherë nuk ka qenë as punë. Kur e kam përfunduar trajnimin, ajo instruktorja thotë me short, tre veta kush qëllon ka me fitu një trajnim për media sociale..."

"Prej kësaj ja ka filluar, kam hy në punën e parë e pata marrë si praktikante. Mandej ja kam filluar të marrë klienta vetë. Pastaj prej pritshmërive që i kishin klientat edhe unë prej entusiazmit që e kisha me ua plotësu ato kërkesa e kushte të një brendi, qatëherë ka qenë një moment kur e kam marrë një hov".

Sopi tregon se si karakter i bëhen shumë shpejtë monoton gjërat, prandaj profesioni që e ka tani është i vetmi që i ke flejtë në zemër.

"Është ideja që e kam pasur një anë kreative të zhvilluar dhe një anë teknike. E kam pa që ka qenë profesioni ideal".

Ajo thotë se duhet të punosh shumë me veten, për të pasur suksese. Sipas saj nuk është punë fati.

"Është ti qysh e zgjedh me qenë fati yt... Nuk është punë fati asnjëherë, është punë me veten e punë se çka zgjedh ti me bë".

Ani pse Aida, nuk ka studiuar në universitet për marketing, ajo sot është eksperte e marketingut dixhital. Si e përjeton ajo këtë ?

Lajme të ngjashme