E shkeli me dy këmbë flamurin e Kosovës në shesh, arrestohet qytetari nga Tirana - NACIONALE

E shkeli me dy këmbë flamurin e Kosovës në shesh, arrestohet qytetari nga Tirana

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një qytetar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është parë duke shkelur me këmbë Flamurin e Republikës së Kosovës para ndërtesës së Kuvendit.

Gjatë këtij veprimi, qytetari deklaroi se veprimi i tij ishte një akt simbolik “patriotik” në mbështetje të bashkimit kombëtar, duke shtuar se ai nuk e njeh flamurin shtetëror të Kosovës.

Ngjarja shkaktoi reagime të menjëhershme në shesh, ku një qytetar tjetër ndërhyri dhe i mori flamurin, duke e larguar nga këmbët e tij.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Nacionale se personi është shoqëruar në stacionin policor dhe po merren veprimet e nevojshme ligjore lidhur me rastin.

Lajme të ngjashme