"E rezervume është" - I konfrontova menaxherët e kafiqave në Prishtinë për qasjen diskriminuese
Sa prej juve ju ka ndodh?
Po flas për momentin kur uleni ose te hyrja, një person i panjohur të shfaqet dhe të thoë se nuk mund t'iu shërbejë, është e rezervuar apo çfarëdo arsyetimi.
Nuk duhet të jetë ndjesi aspak e këndshme, sidomos për faktin se e keni të paqartë arsyen që fshihet atij prapa poshtërimi të nënvetëdijshëm, mbi baza krejtësisht të palogjikshme e ndoshta edhe subjektive.
Mund të jetë veshja, mund të jetë qëndrimi, mund të jetë qethja, mund të jetë gjithçka, e ju në fakt mund të mos e kuptoni kurrë arsyen e vërtetë.
Andaj, sot vendosa t'u bëja një vizitë kafiqave nëpër Prishtinë, që konsiderohen më ekskluziv, dhe në të cilët më së shpeshti qytetarët hasin në probleme "rezervimesh".
Fillimisht intervistova Jehon Aliqkajn, një djalosh i cili së fundmi ishte përballur me këtë problem, derisa më tha se ishte detyruar të largohej nga lokali, madje vetëm sa nuk ishte kapur edhe nga krahu.
Në të njëjtin lokal shkova për të kërkuar përgjegjësi, për të hasur në mohimin e njërit prej punonjësve i cili tha se në lokalin e tyre nuk ndodhin rastet e tilla.
Bon Vivanti e rruga që njihet si “kafet e vogla” ishin vizitat e radhës. Për të kuptuar më shumë, shikoni videon më poshtë.