E rëndë: 4 vjeçarja mbeti e palëvizshme, familja thotë se kjo ndodhi pas një ineksioni që mori në trajtimin e gripit
‘E dërgum për një grip, edhe sot çika mo nuk ec’, kështu e nisi rrëfimin, Muhamet Latifi nga Mitrovica, për gjendjen shëndetësorë të vajzës së tij.
Ai në një intervistë të dhënë për gazetën Nacionale, ka treguar se para katër vitesh, kishte dërguar vajzën e tij në Qendren e Mjekësisë Familjare në Podujevë, (pediatri), për një kontroll mjekësore ku siç thotë ai, e kishte një grip sezonal.
Por pas një injeksioni që kishte marrë vajza, kishte mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore për dy muaj e gjysmë.
Ku tashmë që nga ajo dita, vajza e tyre shtatë vjecare ka mbetur e palëvizshme dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë ai tha se ka hapur rast edhe tek organet e rendit.
Për më shumë ndiqeni storien;