Rrëfimi i Eroll Muratit që thotë se ra viktimë e fajdeve, afër 2 milionë euro dëm - NACIONALE

Rrëfimi i Eroll Muratit që thotë se ra viktimë e fajdeve, afër 2 milionë euro dëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këngëtari i njohur, Eroll Murati, ishte zhdukur nga rrjetet sociale pas akuzave ndaj tij për mashtrime me viza.

Ai dyshohet se mori mijëra euro nga disa qytetarë, duke iu premtuar rregullimin e vizave.

Murati ka rrëfyer për herë të parë për Nacionalen se si u bë viktimë e fajdeve dhe se si u detyrua të mashtronte qytetarët për viza.

Afër 500 mijë euro i humba – thotë ai

“Për momentin e për gjithcka, jam zhdukë sepse nuk kam pasë as me knu, mu ka imponu, nuk kam pasë hapësirë me dalë as prej shpie. M’u kanë imponu, për obligimet që kam nuk i mohoj, por më është imponu prej njerëzve prej familjes (e përmend me emër)”.

Ata janë haraçegji. Nuk kam marrë as pare as kurrgjo. Sa herë kam bë dicka, ma kanë imponu.

Sa herë kam pasë në një local me knu, sefte u kanë më 6 shtator 2019.

Ata e kishin pasë me një qëllim shumë të keq. Është pjesa ‘Arditi Club’, është një rrugë kah Gjilani, më pagujtën 400 euro aty. Herën e parë, në të dytën, më thojshin hajt se tash masi po knon për natë, mirremi vesh. Mas dy tri dite, prej atij momenti jam kanë i dështumë, kam qenë i kërcënume.

Masi mi jepshin 400 euro, mas dy dite, më thojshin na i ke borxh 4000 euro, 5 mijë.

Prej atëherë, kam qenë i kërcënumë, me familje me fëmijë e me krejt.

Parë nuk më kanë dhënë më kurrë. Nëse kisha dicka, më thojshin: ho 200 euro, ho një zinxhir.

Kam mendu me kontaktu Policinë, por jam kanë i kërcënumë, më kanë thënë se nëse shkon në Polici ta farojmë familjen. Ta kidnaponojmë fëmijët.

Kjo vazhdoi prej 2019-tës, deri tash që më ndodhi me gazetarët, që nuk mujta, ma mbyllën gjithcka.

Ata u arrestuan për këtë rast, është në prokurori, me fakte me krejt.

M’u imponua (për viza). Më thojshin: merrja qëtij 20 mijë euro, na ia bojmë një pasaportë, të rrimë mas për gjithcka.

Kam hupë krejt, jam detyru me iu marrë njerëzve pare. Qysh i merrsha paret se ka 100 mbramje në vit kam këndu, më shtyjshin para kohe me ua marrë paret, me iu thanë e kam nanën e smutë, e kam babën e smutë, me ua dhanë paret.

M’i cojshin ka 10 veta, me pritë me kry kur të këndoj me mi marrë paret.

S’di sa herë kam tentu me mytë vetën, se meniherë paret m’i merrshin.

Për krejt cka po foli, është e njoftume Prokuroria, me shtet me krejt.

Kërcënime kam pasë në plot forma. Thojshin ta marrim fëmijën 3 vjet, ose çoji paret.

Nuk mujsha me ardhë as në Kosovë prej tyne, u zhduksha.

Gjithcka jam tutë. Tani, shkurt e shqip më kanë shkatërru me temel.

Afër 400 mijë euro kesh ua kam dhanë, nuk po hi me vetura e kësi, se dalin 500 mijë.

Iu kam dhanë edhe vetura.

Kam shku iu kam thanë, a po ma jep qët veturë, ta paguaj për ni muaj, ua jepsha këtyne edhe mo nuk shihsha dritë me sy.

I kam unë krejt në speciale, në Prokurori.

Familja më kanë vërejtë, më thojshin e ke një hall. E kam mbajtë në vete.

Më kanë kërcënu, kanë hy edhe në familje me armë në banesë, na kanë qitë prej banesës, në Gjilan në banesën time personale”, thotë ai.

Ma imponuan, si për viza, e gjejshin një njeri, thojshin merrja 20 mijë euro ti. Qato pare qysh unë tuj e tradhëtu ashiqare njerin, u dashke me shku me i marrë.

Sa ia nisa me gjallnu, me punu.

Presionin e kanë pasë gjithmonë te unë.

M’u ka imponu – thotë ai – kur pyetet nga gazetari Oqean Dërmaku se ‘a e ka ditë se është duke i mashtru njerëzit’.

“Fytyrë publike o vëlla, më thojshin ok, po të besoj, mi cojshin 20 mijë euro, edhe nuk iu bojshin letrat kurrë’.

Afër 250 mijë euro borxh i kam përfaërsisht ndaj këtyne njerëzve – thotë ai.

“Kur ishin ata në liri, unë nuk mujsha me punu. Ia fillova kur hinën mrena (në burg). Nuk kisha vullnet me knu, sa ia nisa me punu për me i la obligimet, ma bonen qët skandalin ku nuk e disha as cka as qysh e tek.

E pranoj për obligimet që kam, i kam tradhëtu ashiqare. M’u ka imponu. Edhe vëllau i jem ra viktimë e jemja. Nuk pata më rrugdalje, ose pata me u mytë’ – rrëfen ai.

“Ai (vëllai) më tha se unë ti kryej nëse ke obligime, por dikur i erdhi momenti, nuk mujshim mo” – thotë ai.

Ndiqni të gjitha pjesët e rrëfimit, realizuar nga gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku.

Lajme të ngjashme