Dukagjin Gorani tregon se kur u takua për herë të parë me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin
Dukagjin Gorani me një rrëfim si kurrë më parë, vjen te intervista me Berat Buzhalën.
Në një pjesë që shkëpusim më poshtë nga intervista e plotë e Goranit, ai flet për takimin e parë me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Unë qashtu e kom pa angazhimin tem politik. Diçka që ti nuk ke çare pa e bo edhe o mirë mos me u koritë, jo fort me u lavdu me atë punë.
Qajo mu më shtin gradualisht nëpër qarqe dhe takime me njerëz që kishin preference politike të ngjashme me të miat.
Tash, njeri ka tylifarë preferencë në jeta, ki preferenca për muzikë, për film e, mirëpo ke preference edhe për botëkuptime politike.
Edhe tash, preferencat e botëkuptimeve politike në atë kohë, filluan me u qartësu te një lloj i njerëzve, ku mendoj se bëj pjesë edhe unë.
E ata ishin lloj i njerëzve që ishin kundër këtij shteti, kundër Jugosllavisë, kundër këtij regjimi dhe të gatshëm me ia shkurtu jetën sa ma shpejt që ishte e mundur.
Qeky lloj i njerëzve ka me të çu edhe të lloje të njerëzve që i takon nëpër fakultet, koridoreve, ia nis me u njoftu me ta, Hashimi, Kadria, qysh jeni djem, çka po boni? Qaq, histori studion ti? Unë bujqësi. Ia nis me u interesu se edhe interesimet i ke të njëjtat”, thotë Gorani.
“Kur i ke njoftu këta dy emra të përveçëm?”, pyet Buzhala?
“Do të ketë qenë viti 89, po jo vec këta, po plot njerëz po mendoj, tash nuk po më binë në mend të tanë, po”, thotë Gorani.
“Në 89-tën, Dug, më kujtohet, pate thanë shpesh, Buzhalë këta që i kanë bo ndryshimet kushtetuese, jo që i kanë bo, po të nesërmen kanë pritë në rend me shku me i marrë meditjet që ia kanë hjekë vendit autonominë”, thotë Buzhala derisa Gorani vazhdon:
“Qyre ndryshimet kushtetuese, nuk kanë qenë send në të cilin jam marrë vesh. Mendoj në parim, debate shoqnor ka qenë një farsë, çka bëjshin është u mbledhshin njerëzit nëpër halla të sporteve, edhe një grup i funksionarëve të Lidhjes së Komunistëve, ia shpjegojshin popullit pse është mirë me i bo qito ndryshime, e jo me të pyet ty a po doni me i bo?
Unë tani kam pasë marr ëpjesë edhe në protesta, në mars të 89-tës, kur përfundimisht u mor vesh që ka me u votu për ato amandamente”, thotë ai.