Drama në gjyqin e komandantit “Molla e Kuqe”: “Gjyqtare, avokati është asistenti yt a?” — Jepet versioni i pretenduar se si u eliminua Haxhi Përteshi nga UÇK-ja - NACIONALE

Drama në gjyqin e komandantit “Molla e Kuqe”: “Gjyqtare, avokati është asistenti yt a?” — Jepet versioni i pretenduar se si u eliminua Haxhi Përteshi nga UÇK-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Remzi Shala i njohur si komandant “Molla e Kuqe” doli prapë para gjykatës, ku po akuzohet për një vrasje të një civili gjatë luftës.

Seanca u karakterizua me një “zënkë” në mes të avokatit të të akuzuarit dhe avokatit të familjes së dëmtuar.

Avokati i “Mollës së Kuqe” e pyeti gjyqtaren për avokatin e familjes së dëmtuar se a është asistent i saj.

Prokurori dhe avokati i mbrojtjes thanë fjalën përfundimtare dhe pretendimet e tyre.

Që të dy rrëfyen versionin e tyre se si ka ndodhur vrasja e Haxhi Përteshit, për çka akuzohet komandant “Molla e Kuqe”.

Sot komandant “Molla e Kuqe” nuk foli para gjykatës, përveç se kur u konsultua privatisht me avokatin e tij, pas fjalimeve të prokurorit dhe avokatit të familjes së dëmtuar.

Më 2019, Gjykata Themelore në Prizren e kishte dënuar Shalën me 14 vjet burgim për “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Në Apel, dënimi ishte zbutur në 10 vjet burgim.

Në maj të këtij viti, Shala kishte dhënë një deklaratë në gjykatë që doli nëpër ballinat e mediave.

“Këto janë pallavra të familjes Përteshi që kanë pasur probleme mes vete. Unë kam luftuar për vendin tim, kam mbrojtur civilët dhe jam vetëm një çlirimtar”.

Ndërsa në dhjetorin e vitit të kaluar ju drejtua me një mesazh djalit të viktimës duke ia përmendur Kanunin e Lekë Dukagjinit.

“Me dy gjaqe i përgjigjem atij, nëse ia kam vra babën, por ai do të më përgjigjet me Kanun të Lekës, mbaje mend. Unë nuk ia kam mbyt babanë, as s’ia kam marr... që 4 vjet po qëndroj në burg palidhje”.

Molla e Kuqe ishte kërkuar edhe nga Gjykata Speciale dhe ishte intervistuar në korrik të 2019-tës pas arrestimit të tij në maj të atij viti.

Lajme të ngjashme