Donald Trump sërish në telashe: A rrezikon të burgoset? - NACIONALE

Donald Trump sërish në telashe: A rrezikon të burgoset?

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë në historinë amerikane që përballet me akuza penale federale.

Ditën e enjte Departamenti i Drejtësisë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm ligjor e politik duke ngritur akuza penale federale kundër ish-presidentit Trump nën akuzat për keqpërdorim të dokumenteve sekrete që ish-presidenti i ka marrë me vete nga Shtëpia e Bardhë dhe i ka mbajtur në rezidencën e tij private në Florida, Mar-a-Lago, duke penguar më pas edhe përpjekjet e qeverisë për rikuperimin e tyre.

Padinë e ka konfirmuar edhe vetë Trump në rrjetin e tij social.

Aktakuza, dihet se ëhstë dorëzuar nga një juri e madhe në Gjykatën Federale të Qarkut në Miami, dhe shënon herën e parë që një ish-president përballet me akuza federale, ndërkohë është bërë e ditur se Trump do t'u dorëzohet autoriteteve të martën.

Detaje nga kjo situatë e jashtëzakonshme, në VIDEON në vazhdim.

Lajme të ngjashme