“Djalin ma kanë përpIasë në vija të bardha, vozitësja ka tentu me ikë” –Erëblina Shabani akuzon policin që u mor me rastin, ai jep version tjetër
Erëblina Shabani, qytetare e Prishtinës në Nacionale ka rrëfyer për aksidentin që i ka ndodhur me 14 janar të këtij viti.
Sipas saj, një makinë e ka goditur djalin e saj 4 vjeçar, në zebra.
“Djalin e ka përplas në fytyrë, e është rrëzuar edhe mbrapa...Unë nuk e kam pa të arsyeshme me pritë deri sa të vjen policia dhe ambulanca”.
Shabani, hedh akuza ndaj zyrtarit policor i cili është marrë me rastin.
“Polici ka pasur sjellje arrogante e të ashpër, unë i kam pas veç dy kërkesa, me cekë që fëmija është shkel në zebra e me u nxerrë pamjet”.
Nacionale ka kontaktuar edhe me policin në fjalë, me çrast ka dhënë arsyetimin e vet.
VIDEO: