Çka i bëri polici të miturës që më pas edhe e shantazhoi? - NACIONALE

Çka i bëri polici të miturës që më pas edhe e shantazhoi?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngacmesit seksual janë kudo, e besa edhe dhunuesit këndej pari janë. Ose kemi të tillë që kanë potencial pothuajse maksimal për të qenë të tillë.

Kemi pasur raste për ngacmim edhe prej personve tek të cilët, gratë çikat e shpesh edhe vajzat e mitura mendojnë se do të edukohen, e do të mbrohen nga ta. Pra ka raste kur kur ngacmuesit, dhunuesit janë mësues, arsimtarë, avokata, me raste edhe polic.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj zyrtarit policor [ tashmë i suspenduar], E.S i cili është arrestu nën dyshimet se ka ngacmuar dhe ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur, kjo e fundit e lindur në vitin 2006.

Gjykata ka njoftuar se këtij policit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy veprat penale ‘Dhunim’ dhe ‘Ngacmim’.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, E.S dyshohet se k akryer marrëdhënie seksuale me të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë, edhe pse ka qenë në dijeni se ajo ende nuk ka mbushut 16 vjet.

“me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përciellur me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen”, thuhet në njoftim.

VIDEO:

Lajme të ngjashme