Buzhala për sondazhin ku VV-ja doli keq: Populli s’është aq budallë sa me të besu kur ti ia ke rritë veç 50 euro pagën - NACIONALE

Buzhala për sondazhin ku VV-ja doli keq: Populli s’është aq budallë sa me të besu kur ti ia ke rritë veç 50 euro pagën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Berat Buzhala, gazetar i Nacionales, ka bërë një video-editorial, në të cilin ka komentuar situatën e fundit politike. Më saktë, Buzhala ka përmendur një sondazh të shumëpërfolur, ku thuhet se VV-ja ka dalë vetëm 35 për qind, gjë e cila ka nervozuar partinë në pushtet. E nëse VV-ja, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, bie nën 40 për qind, sipas Buzhalës, ajo do të jetë në opozitë. Çfarë tha gazetari Buzhala?

Në një video mbi 8-minutëshe, Buzhala ka vlerësuar se vota e 14 shkurtit e vitit 2024, ka qenë një “devalvim”, ndërsa pas katër viteve, demokracia është rikthyer.

“Po folet me të madhe që e ka marrë një sondazh partia në pushtet, që njëkohësisht është edhe partia shtet e numrat nuk iu kanë dalë qysh kanë mendu. Këtu është një problem i madh kur folim për Lëvizjen Vetëvendosje. Me 14 shkurt të vitit 2021, vota ka pasë devalvu, rrethanat e sollën një far asi situate, ku 51 për qindëshi iu doke pak, sepse ka pasur shumë faktor që kanë çu atje. Megjithatë, kur rikthehet demokracia, në momentin kur rikthehet llogaridhënia, kur t’i duhesh me u përgjigj për çfarë ke bërë e çfarë s’ke bërë, 51 për qindëshi është Mont Everest” – tha Buzhala në analizën e tij.

Buzhala ka folur edhe për jetën e përditshme të kosovarëve, duke kritikuar militantët e VV-së në diasporë. Tutje, në mënyrë figurative, Buzhala ka vlerësuar se VV-ja ka qenë e dehur, ndërsa tash janë të pakënaqur me sondazhin e fundit.

“A e patë çka bëri vaki sot? Pra edhe një herë, nuk iu kishin dalë sondazhet mirë, erdhi pak nervoz, mos iu folni amani ju koftë disa ditë se preken…Një parti të pitë metaforikisht, edhe veç e kanë nxehur njëri-tjetrin. “Hadje, gëzuar”, të pitë, rriti sondazhet. I fitojmë kaq, i fitojmë aq. E kanë albinin se as këshilltar komunal nuk zgjidhen këta. Sidoqoftë, në shpinë të tij secili t’u thanë 70, 80 për qind, sa herë po e shani Albinin, veç po rritet. Për mua, çdo votë mbi 20 për qind për Lëvizjen Vetëvendosje është tepër. Tash këta janë të pakënaqur kur po iu dalin sondazhet te 30shi, po shokohen, sepse kanë folur prej 50shit e sipër” – tha Buzhala.

Buzhala ka përmendur edhe një shifër rreth sondazhit të fundit, duke theksuar se në momentin kur VV-ja bie nën 40 për qind, atëherë partia e Kurtit shkon në opozitë.

Kur dalin nën 40 për qind, që dalin 33, 34 ose 35 për qind, këta sigurisht që shkojnë në opozitë. E sa herë e kanë shkelur këta ligjin, vetëm tendera njëburimor sa i kanë shpallë, e sa Martini, e sa Rozeta e sa dreqi e i biri, këtu prej fillimit duhet me bo Dubravën 12 kat” – tha Buzhala, duke vlerësuar se VV-ja më nuk arrin te 50 për qindëshi.

Buzhala ka komentuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë Kurit për të rritur pagat për 55 euro nga janari, vendim që u kritikua si elektoral.

“Pas katër viteve rritje të pandërprerë ekonomike, buxhet 3 miliardë, e rrit rrogën 50 deri 100 euro. Në ndërkohë në këto katër vjet inflacioni u kanë aq i madh, edhe nëse e kishe dyfishu ish kanë pak” – tha Buzhala.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme