Biznesmeni në hall, vëllai i deputetit të VV-së ia dëmtoi objektin dhe i kërkoi ta lironte tokën që e kishte marrë me qera - NACIONALE

Biznesmeni në hall, vëllai i deputetit të VV-së ia dëmtoi objektin dhe i kërkoi ta lironte tokën që e kishte marrë me qera

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pronari i kompanisë "Eurogoma", Ismet Rexhepi, kishte nënshkruar një kontratë për të marrë me qera një tokë në Ferizaj në vitin 2018.

Kontrata ishte nënshkruar mes tij dhe pronares në emrin e së cilës gjendej toka për 10 vite, pra ishte e vlefshme deri në vitin 2028.

Pronarja e tokës, kishte autorizuar një person në xhirollogarinë e së cilit do të bëhej pagesa e qerasë.

Pas një kohe, Ismet Zeqirit i shkon në kompani një person i cili pretendon se e ka blerë tokën dhe kërkon nga pronari i "Eurogoma" që të largojë nga aty objektin për të cilin së bashku me mallin brenda, kishte investuar tashmë afro 200 mijë euro.

Duke marrë parasysh se personi në fjalë nuk i prezanton asnjë dokument që dëshmon blerjen e tokës, Ismet Rexhepi e injoron dhe vazhdon ta paguajë qeranë tek i autorizuari sipas kontratës që kishte nënshkruar në vitin 2018 dhe që ishte e vlefshme deri në vitin 2028.

Pas disa kohe, rreth vitit 2022, pronarit të "Eurogoma" tashmë i lajmërohet një tjetër person, Hajriz Bajrami, i cili kërkon të dijë se në bazë së cilës kontratë po e shfrytëzonte z.Rexhepi parcelën.

Rexhepi, në mirëbesim ia tregon kontratën që kishte nënshkruar në vitin 2018 me zonjën në fjalë.

Pas disa ditësh, Hajriz Bajrami, i cili njëherësh është edhe vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, e kontakton pronarin e "Eurogoma" duke i thënë se duhet ta lironte tokën pasi që ai e kishte blerë.

Për ta sqaruar ngjarjen, avokati i Ismet Rexhepit, Halit Shaljani, organizon një takim me Hajriz Bajramin dhe avokatin e tij, por në takim, në vend të Hajrizit, paraqitet vëllai i tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami.

Pasi nuk merren vesh, pas disa ditëve disa punëtorë shkojnë tek objekti i "Eurogoma" dhe nisin ta demolojnë atë.

Ndiqeni pjesën e parë të rrëfimit të Ismet Rexhepit dhe prononcimin e deputetit Alban Bajrami për rastin:

Lajme të ngjashme