“Biznesmenët nuk bëjnë aspak bamirësi - Në Kosovë dhurojnë para njerëzit me rrogë”
Rina Zeka tash e 10 vite merret me bamirësi. Ajo në emisionin TOK në Nacionale rrëfeu për rrugëtimin e saj. Ani pse nuk ka asnjë shoqatë e nuk organizon ndonjë bamirësi në emër të ndonje feje, shumë persona i besojnë asaj.
“Unë i kuptoj njerëzit që më njohin, për shkak se janë të informuar sa punoj unë. Besoj që gjithmonë duhesh me qenë pak skeptik ndaj diçkafit, për me pasë dyshime. Unë kam insistuar deri në vitet e fundit, kurrë nuk kam pranuar prej njerëzve të holla e vazdhoj edhe tash. Këto kohët e fundit e kam kuptu që nuk dojnë me bë, njerëzit nuk kanë kohë me dalë edhe me u marrë me aktivitetet edhe i shmangen pjesës emocionale. Dojnë me ta besu ty..”
Zeka thotë se për të është shumë interesante që njerëzit i besojnë. Ajo thekson se gjithmonë dëshironë që ti informoj njerëzit paraprakisht, se kujt i dedikohet një X fushatë.
Po cila kategori në Kosovë dhurojnë më shumë, sipas Rina Zekës?
“Biznismenët aspak, keq që shprehem kështu. Nuk po i gjeneralizoj për shkak se ne njohim shumë fytyra politike e publike. Por, nëse ti shkon edhe lyp prej tij, nuk është që kam me gjetë përkrahje prej tyre. Gjithmonë e kanë një arsyetim”.
VIDEO:
