Bamirës vetëm në festa – Egoizëm apo altruizëm? - NACIONALE

Bamirës vetëm në festa – Egoizëm apo altruizëm?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Rina Zeka tash e 10 vite merret me bamirësi. Ajo në emisionin TOK në Nacionale rrëfeu për rrugëtimin e saj si dhe ndau me publikun historinë personale të saj.

Zakonisht për festa, bëhet më shumë bamirësi. Por, ajo tregoi se shumë njerëz dhurojnë edhe jashta festave, në baza vullnetare.

Zeka thotë se nuk është ndihmë vetëm kur t’i ndanë disa para për dikë.

“Unë ju them gjithmonë mos e pritni Rinën, mos pritni festa. Mos pritni me ndoshë tragjedi. Bëje prej zemrës”.

Po si “përkufizohet” bamiresia, egoizem apo altruizem?

“Për mua është të dyja. Kush thotë veç altruizëm gënjen. Nuk ke si e mohon, për shkak se unë shumë shpesh kur kam dashtë me u tërheq.... Mua më ka ndihmuar shumë që duke i pa këto kategori, që mos me zgjedh shumë, me vlerësu. Krejt të mirat me i marrë për të mira. Ajo ndjenjë e mirë që ta jep ajo vullnetarizëm është egoizëm, se në fund qajo ndjenja e mirë ty të ushqen. E në fund të fundit ndonjëherë më shumë se me bë dikë tjetër me u ndje mirë, ki nevojë veten me ushqy në atë llojë forme”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme