Paratë për ta shëruar i mblodhën por të riun e vranë – Tragjedia e familjes së Aulon Zekës - NACIONALE

Paratë për ta shëruar i mblodhën por të riun e vranë – Tragjedia e familjes së Aulon Zekës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për Aulon Zekën, u mblodh shuma e kërkuar për ta trajtuar sëmundjen e tij. Kjo falë vajzës së axhës së tij, Rina Zekës e njerëzve të cilët kontribuan.

Por, Auloni nuk jeton më. Ai nuk ka vdekur nga sëmundja e tij, por në vitin 2017 është vrarë nga bashkëmoshatarët e tij.

Rina në emisionin Tok në Nacionale tregon se si e kanë gjetur forcën si familje, për ta përballuar këtë dhimbje.

“Jeta po vazhdojke. Në ato momente, sidomos në vitin e parë njeriu beson se asgjë më nuk ka kuptim. Është fakt që secilës, festë e arsye ku duhesh me u gëzu, i zbehet gëzimi. Po që, prappo u gëzojshe. Zoti po ta dërgojke një lloj force.. po vazdhojshe me punu, me u taku me njerëz. Po gjithmonë është një copë shpirti që unë besoj që kur njeriu e varros dikënd të dashur, bashkë me të e varros edhe një cop shpirti e cila asnjëherë më nuk kthehen”.

Rina në Tok tregoi se gjithmonë tenton të bëjë diçka që ta kujtoj Aulonin.

“Mendoj se këtë verzion të njeriut që jam sot, më së miri e ka nxerrë në pah ai. Pa dëshirën dhe vullnetin e tij, se ka qenë fmi. Po vetë arsyeja që jam detyru me marrë me të, me qenë prezente në jetën e tij, mendoj që i kam shumë borxh”.

Zeka thekson se këto 10 vite janë dedikim për Aulonin.

VIDEO:

Lajme të ngjashme