“Si i mblodhëm 85 mijë euro për tre javë, për ta shëruar familjarin tonë?” - NACIONALE

“Si i mblodhëm 85 mijë euro për tre javë, për ta shëruar familjarin tonë?”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në vitin 2013, Rina Zeka ishte vetëm 18 vjeçe. Ajo kishte një familjar të sëmurë, për të cilin mblodhi fonde online. E kjo fushatë e saj që përfundoi me sukses, doli të jetë një kthesë ndryshimi për jetën e saj.

Që nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite, e Rina Zeka ka realizuar dhjetra fushata bamirësie, pa pasur asnjë shoqatë.

Po si ja filloi e si arriti ti mbledj 85 mijë euro?

“Atë kohë, sfidë ka qenë me bind Aulonin tashmë të ndjerë për me u ekspozu në media. Gjendja e tij çdo ditë keqësohej, sfida ishte për me bindë. U thash prindërve të tij, po e disha që nuk munden me bindë. E unë si krah i djathtë i tij, u thash të më lenin 5 minuta me të. Edhe e binda... Atë kohë Auloni i ka pasur 13 vjet. Dikush ma dha idenë që komplet fushatën me zhvillu me një fan page, ku njerëzit bënin invite e me shpërnda lajmin, informatat, xhirollogarinë, diagnoza, sms përmes operatorëve telefonik. E faqja, ditën e nesërme u bllokua....”

Ajo tregoi se sa shpejtë lajmi për Aulonin u shpërnda.

“Po për tri javë kemi me arrit shumën të cilën e kërkonim”.

Video:

Lajme të ngjashme