Buzhala – Dukës: Qysh në njërën anë po i këndoni Adem Jasharit me ‘Mora fjalë’ e knej kampionat me Serbinë? - NACIONALE

Buzhala – Dukës: Qysh në njërën anë po i këndoni Adem Jasharit me ‘Mora fjalë’ e knej kampionat me Serbinë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka në një intervistë për gazetarin, Berat Buzhala, ka folur për synimin që Shqipëria bashkë Sërbinë të organizojnë e EURO 2027 për U21. Kjo temë kishte nxitur reagime të jashtëzakonshme në Kosovë.

Duka në këtë intervistë ka treguar për synimin e tyre për organizimin e kampionatit EURO 2027 për U21 në Shqipëri e Serbi.

Ai në këtë intervsitë ka përmendur edhe komandatin legjendar, Adem Jashari.

"Ideja ishte e të dy palëve. Pragmatizëm, por padyshim që të dy palët e kanë analizuar. Ne e kemi analizuar por mendoj që edhe ata e kanë bërë, edhe në këndëvështrimin politik që do të japim dhe unë e kam konsideruar si një arm të fortë për ta fituar këtë garë e për ta siguruar këtë kampionat, sepse mesazhi që jep për mua është shumë i rëndësishëm. Është mesazh i paqës, tolerancës, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës. E di mirë që dikush ka të drejtë të prekët nga kjo, sepse plagën e kemi të freskët, por ne duhet të shohim më tej, duhet të mësohemi të bashkëjetojmë tashmë. Nuk duhet t'i lejmë trashegimi nipërve këto situata. Ne duhet të kontriubuojmë sa më shumë që atyre t'ua lejmë një botë sa më të paqme. Nëse të gjithë punojnë në këtë drejtim, konfliketet do të jenë më të vogla." – ka thënë kreu i FSHF-së.

Pas kësaj, Buzhala pyeti se si është e mundër që në njërën anë të këndohet kënga 'Mora fjalë' e në anën tjetër bashkëpunimi me Serbinë.

Kjo ishte përgjigja e Dukës.

"Patjetër, ne nuk e harrojmë atë çka ka ndodhë, absolutisht nuk do ta harrojmë çfarë ka ndodhur dhe aq më shumë duke nxjerrë mësime se çfarë ka ndodhur, duhet të luftojmë për paqe. Sepse unë nuk mendoj se do të ishim më mirë nëse Adem Jasharin ta kishim se sa ta këndonim, por nuk është faji jonë që iku, unë e di mirë këtë, është faji i të tjerëve, por nëse të gjithë do të bënin këtë lloj kontribute, mbase nuk do të kishte ndodhur, sepse shqiptarët e Kosovës nuk cënuan askënd, ishin në tokën e vet, nuk cenuan askënd dhe nuk kishte pse të ndodhte" – ka thënë ai.

VIDEO:

Lajme të ngjashme