Banorët e Zborcit kundërshtojnë lokacionin e Institutit Special
Është vënë gurthemeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes.
Por, disa banorë kanë protestuar në kundërshtim të ndërtimit të këtij Instituti në fshatin e tyre. Ata po ashtu kanë mbledhur nënshkrime për të kundërshtuar ndërtimin e këtij Instituti në këtë vend.
“Ky ka qenë një nga premtimet që është mirëpritur nga qytetarët e komunës së Shtimes. Edhe ata që kanë ndonjë hamendje, do ta kuptojnë këtë”, tha kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu.
Banorët thonë se po e kundërshtojnë lokacionin, e jo projektin.