Analizë: Qysh 'e shkatërroi' Kresha një këngë me potencial për të qenë legjendare - NACIONALE

Analizë: Qysh 'e shkatërroi' Kresha një këngë me potencial për të qenë legjendare

11 muaj më parë

nga Burim Pacolli

Zhgënjimi më i madh që mund të dëgjoja ishte versi i Mc Kreshës në këngën që i kishte krejt predispozitat e mundshme të shndërrohej në një monumentale, me Ghetto Geasyn dhe Inva Mulën në bashkëpunim.

"Jem Njo" quhet bashkëpunimi i parë mes dy figurave më të pushtetshme në industrinë e hip-hopit dhe muzikës në përgjithësi (për debat), të cilat isha skeptik nëse do të mund t'i shihja ndonjëherë në të njëjtën këngë.

Lufta mes Kreshës dhe Geasyt ka qenë e zhurmshme dhe e heshtur në të njëjtën kohë. Të gjithë e dinim se këta dy, përfshirë grupet e tyre, nuk shkonin mirë. Nga lindën "mosmarrëveshjet" apo inatet, asnjëherë nuk e patëm të qartë. Mirëpo, në mungesë të sulmeve direkte, vazhdimisht shihnim e dëgjonim rreshta subkoshient drejtuar ndaj njëri-tjetrit (më shumë të Kreshës për Geasyn se sa anasjelltas) - nganjëherë ishte veç supozim dhe kishte hapësirë për interpretim, e nganjëherë gjërat ishin më të qarta.

Shikoni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme