Albin Kurti nuk është Agim Veliu. Ky është fundi politik i Vjosa Osmanit
Video-editorial nga: Berat Buzhala
Nëse e harrojmë për një moment Donika Gërvallen, atëherë Vjosa Osmani është aksidenti ma i madh politik që ka ndodhë ndonjëherë në Kosovë.
Me këte unë nuk po them që Vjosa nuk ka talent politik, me këtë unë po them që Vjosa Osmani nuk ka shtyllë kurrizore politike.
Ajo është dhanë dhe është marrë me qira, për t’i shërby sa një partie politike, sa një individi politik.
Prandaj, kur rritja është e tillë, pra e falun, edhe rania është e tillë.
Vjosa Osmani nuk ka mendim origjinal politik. Nuk ka ide origjinale. Të vetmen vlerë orgjinale, nëse mund ta quajmë vlerë, e ka histerinë.
Sigurisht se ajo çfare ka ndodhë me të prej nëntorit të vitit 2019 deri në shkurt të vitit 2021, njëfarë momentumi politik i saj, është eksploatu prej Albin Kurtit ma shumë dhe ma mirë se prej kujt do tjetër.
Albin Kurti është politikan i rrezikshëm, por nuk është idiot. Ai te Vjosa e kishte nuhatur një potencial që mund të përdorej, për t’ia marrë pastaj kurdo që t’i tekej.
Ajo çka për Albinin është kanë Vjosa, për Vjosen është kanë Donika, prandaj Albini fillimisht e largoi Doniken prej Vjosës. E la Vjosen veç me Prindonin.
Kënd e ka tjetër Vjosa?
Nuk e ka asnjë deputet. Asnjë minister. Bile edhe partia e saj nuk është e saj.
Vetmia është e tmerrshme, kurse vetmia politike është e frikshme. Një president i vetmuar është me i frikesumë se një qytetar i vetmuar, sepse Presidenti i druhet çdo trokitje në derën e institucionit. Frikësohet se pas asaj trokitje fshihet dikush që po ia kërkon kokën.
Presidenti i vetmumë, i izolumë dhe i braktisun, sheh armiq ne çdo skutë, në çdo zyre dhe, patjetër, në çdo aeroport. Çdo roje dhe çdo polic kufitar per të, është person i dyshimtë dhe i infiltrumë.
Kur je ne pozitë te naltë politike, nominalisht në pozitë të naltë politike, sendi ma i mirë që duhesh me e bë është mos me i raportu shpërfilljet eventuale që t’bohen, sepse tuj i raportu ato ti nuk dokesh viktimë, por dokesh i parëndësishëm.
Nderi ma i madh qe Vjosa Osmani ia kish bë vetes, ish kanë që as mos me e permend atë far incidenti në aeroportin e Shkupit, ku ajo qartazi është shperfillë nga policia kufitare. Prej atij incidenti, ajo nuk ka dalë ma e madhe, ka dalë ma e vogël. Motër, respekti nuk kërkohet, ai meritohet.
Ajo, si naive qe është, ka pritë që tash krejt Kosova ka me u rreshtu pas saj dhe ka me fillu invadimi i Maqedonisë per t’i kapur fajtorët.
Në vend që me e bo këto, qysh ka pritë Vjosa, Albini ka shku në Maqedoni, dhe qysh u pa edhe në video, e ka trajtu krejt incidentin sipas merites, si një incident që po hetohet dhe që ende nuk dihet fajtori.
Albini është nda i knaqun që pala maqedonese ka shprehur keqardhje me ate çfarë ka ndodhur. Keqardhja kurrë nuk është kanë dhe nuk ka me kanë kerkimfalje.
Se çfare shpërputhjesh në qendrime ka Albini me Vjosen, lexojeni komunikaten e Presidentes. Një komunikatë apokaliptike, nga një Presidente e vogel.
Sido që te jetë, qysh ka thane Krishti, kush me shpatë luan, nga shpata vdes. Albin Kurti nuk është Agim Veliu e Lutfi Haziri. Qashtu qysh t’i ka dhane 400 mije vota, t’len pa asnjë.
Hasa la vista!