Albin Kurti 'luan' me zjarrin në dorë - Arben Vitia shkrihet nga gëzimi
Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka vizituar dje shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku ka parë nga afër “Panairin e Shkencës”.
Në videon e publikuar nga Kurti, shihet teksa atij i ndizet dora flakë gjatë një performance të nxënësve të kësaj shkolle.
Gjatë demonstrimit të këtij eksperimenti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka qeshur me mish e shpirt.