Albin Kurti kishte qejf të fliste për mësueset e fillores; pse s’flet për mësuesin/en e çikës së tij?
Më 1 shtator ishte dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit kosovarë. 1 shtatori! Kishim probleme me librat shkollorë. Kishim probleme me të kuptuarit e problemit për librat shkollorë. Por, të paktën zilja tringëlloi. Rrahman Jasharaj s’bëri grevë. Jeta vazhdoi!
I çoi fëmijët në shkollë presidentja Vjosa Osmani, i çoi fëmijët në shkolël kryekuvendari Glauk Konjufca e kryem... eh jo, kryeministri Albin Kurti nuk u pa.