“Ah po t’i shihte Adem Jashari këto gjenerata” — Emocioni i veteranit të UÇK-së që i biri po i bëhet oficer i FSK-së - NACIONALE

“Ah po t’i shihte Adem Jashari këto gjenerata” — Emocioni i veteranit të UÇK-së që i biri po i bëhet oficer i FSK-së

1 vit më parë

nga Festim Gërguri

“Ah po t’i shihte Adem Jashari këto gjenerata” — Emocioni i veteranit të UÇK-së që i biri po i bëhet oficer i FSK-së

“... po të ishte gjallë komandanti legjendar Adem Jashari t’i shihte këto gjenerata të reja...” – thotë veterani i UÇK-së, që djali po i bëhet oficer i FSK-së.

Gjenerata e re e ajkës së FSK-së sot u betua se do t’i shërbejë Kosovës.

Veteranit të UÇK-së, Safet Sylës, që djali po i bëhet oficer, po i mbetet veç një merak.

“Ne ushtarët e UÇK-së pas kushtrimit të komandantit legjendar Adem Jasharit, rrëmbyem armët për lirinë e atdheut dhe vendit tonë, ia arritëm, falë sakrificës, falë gjakut të dëshmorëve, falë gjymtyrëve të invalidëve të luftës dhe sot ja ku kemi mbërri... po të ishte gjallë komandanti legjendar Adem Jashari t’i shihte këto gjenerata të reja...”- tha Safet Syla.

Për të ardhur deri te betimi, kadetët e FSK-së kalojnë goxha sfida gjatë “Javës së Ferrit”, por ato nuk ndalen as pas saj.

Me të vërtetë kanë kaluar lloje të ndryshme të testimeve dhe sfidave dhe uroj e shpresoj që për katër vjetët e ardhshme ta përfundojnë me sukses këtë rrugëtim që e kanë filluar dhe gjithashtu t’i shërbejnë me nder dhe krenari shtetit të Kosovës” – thotë nëna e oficerit të ri.

Askush s’është më krenar për ta sesa prindërit e tyre, të cilët s’arrijnë t’i mbajnë lotët.

Ne kemi emocione, është një emocion i mirë dhe pozitiv kur ta shohësh fëmijën tënd duke u betuar si oficer i Republikës së Kosovës” – thotë nëna e oficerit të ri.

Me kadetët e rinj më së shumti merren gjenerata para tyre.

Ndërsa kur të dalin në vitin e dytë, mbi ta bie përgjegjësia për t’i edukuar kadetët e vitit të parë.

Për të diplomuar oficerët e rinj kryejnë shkollë ushtarake 4-vjeçare.

Me të diplomuar, oficerët e rinj kalojnë dhjetë grada, për t’u bërë rreshterë.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në proces të transformimit në ushtri të plotë që nga viti 2018.

Aktualisht FSK ka rreth

3 mijë pjesëtarë.

Gjatë transformimit 10-vjeçar,

pritet të dyfishojë numrin e forcave të saj dhe të bëhet një ushtri profesionale prej 5.000 trupash.

Lajme të ngjashme