Sa ka rëndësi fushata e pro-serbëve të Malit të Zi për çnjohje të Kosovës? - NACIONALE

Sa ka rëndësi fushata e pro-serbëve të Malit të Zi për çnjohje të Kosovës?

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pa platformë politike e pa vizion zhvillimi, por janë politikanë. Politikanë që ende garojnë me oferta etno-nacionaliste. Paramendojeni...

Fronti Demokratik pro-serb në Mal të Zi, tash afër zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, dëshpërueshëm, synon të prodhojë një kauzë elektorale.

Çnjohja e Kosovës...

Le të shohim brenda kësaj parodie serbiste dhe si nisi ajo..

Një komunë që s’i ka as një vit që nga themelimi i saj, Komuna e Zetës në Mal të Zi, hartoi një të ashquajtur deklaratë për çnjohje të Kosovës brenda territorit komunal.

Kryefigurë? Andrija Mandiq, ish-Kryetari i ish-Listës Serbe në Mal të Zi, që më 2008 proklamohej “martir për Kosovën” ku kishte hyrë në grevë urie se pse shteti malazias kishte njohur Kosovën.

Ajo grevë s’i kishte shkuar mirë, e të njëjtë e ka fatin edhe kjo deklaratë.
Nacionale ka biseduar me aktivistin nga organizata jo-qeveritare “Alternativa Crna Gora”, Vesko Pejak, si dhe redaktoren për politikë në gazetën e Podgoricës “Vijesti”, Biljana Matijaseviq, për të marrë një koment se a ka në fakt vlerë një gjë e tillë.

Detaje në VIDEON E PLOTË:

Lajme të ngjashme