A do të bëhet Edi Rama kryeministër për herë të katërt?
Dyshja Sali Berisha dhe Edi Rama, vazhdojnë me qenë të këndshëm sidomos në fushatë elektorale, e sidomos për njerëz si unë që s’kanë me votu në zgjedhjet në Shqipëri. Për Edi Ramën Sali Berisha është hut, për Sali Berishën – Edi Rama është njeri që jeton n’zoologji.
Në Shqipëri janë zgjedhjet më 11 maj. Dje janë përfundu listat për deputetë. Po atje pak ma e komplikume puna se te na në Kosovë, shkaku që atje aplikohen edhe lista të hapura edhe të mbyllura. Mandej, sistemi zgjedhor është i organizumë nëpër qarqe si qarku i tiranës, i Durrësit e disa të tjerë, pra disa zona pak ma të mëdhaja.
Nejse, kjo punë ma shumë teknike për veshtë tonë që s’jemi mësu me to.
Po çka është si ma karakteristike politikisht në këtë fushatë në Shqipëri?
Nëse fokusohemi vec te dy partitë e mëdhaja, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, e para, pra Partia e Edi Ramës, po doket që fushatën ka me e fokusu kryesisht te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian – proces që ka gjasa të mëdhaja me u bo realitet brenda dy tri vjetësh, edhe dorën n’zemër, goxha punë të tjera ka kry Edi Rama në Shqipëri kështu që nuk është që s’po i shkon në këtë fushatë kjo temë e madhe, pra anëtarësimi në BE.
Qysh thojmë: vec edhe qajo i ka metë pa e bo.
E Sali Berisha, duket që ka me e fokusu fushatën kryesisht kah Amerika. E di që doket e çuditshme me thanë që Sali Berisha ka me u kthy kah Amerika duke qenë që i njëjti është non grata prej Amerikës në kohën e Bajdenit, por Berisha e ka angazhu në fushatë Kris Lasivitën.
Kris Lasivita është njeriu kryesor që ia organizoi fushatën Trumpit.
E ky Kris Lasivita, të cilin nëse ju kujtohet Donald Trump e lypi në ditën kur u betu për president, për me përshëndetë, ka disa muaj që ka ardhë në Tiranë për me i ndihmu Berishës.
Bile Berisha tha se në zgjedhjet e 11 majit, Kris Lasivita garon kundër Edi Ramës.
Një element tjetër interesant që i afekton zgjedhjet dhe fushatën elektorale në Shqipëri, është edhe SPAK-u. Prokuroria e Posaçme kundër korrupsion;
Si Edi Rama, ashtu edhe Sali Berisha, kanë figura e figura që po hetohen e po mbahen në paraburgim prej SPAK-ut.
Prej kampit të socialistëve, emrat ma të njohur janë Arben Ahmetaj që ka mbajtë edhe postin e zëvendësit të Edi Ramës dhe i cili është në arrati dhe pa dyshim, Erion Veliaj, kryetari i Tiranës që u arrestu para pak kohe.
Arben Ahmetaj është shumë aktiv me sulme e denoncime ndaj Edi Ramës, duke u shfaqë kryesisht prej Zvicrës me intervista shuuumë të gjata në media pro Berisha, kurse paraburgosja e Erion Veliajt, për herë të parë e ka bo Edi Ramën me u dokë sikur është kundër SPAK-ut.
Ma i njoftuni që SPAK e mban në paraburgim prej kampit të Berishës, është dhandri i tij Jamarabër Malltezi.
Pra: trekëndëshi Evropë – SPAK – Amerikë, janë tri temat që e karakterizojnë fushatën zgjedhore në Shqipëri sidomos diskursin ndaj dy partive kryesore, PD dhe PS.
Sa i përket raportit të shoqnisë kosovare me këto dy figura, e kur po them shoqnisë e kam fjalën minus politikanët, ma shkurt me e thanë, situata është kjo: na krejt jemi rritë me figurën e Sali Berishës. Fytyra e tij deri vonë, ishte pak ma e afërt, pak ma e njofshme për neve sesa ajo e Edi Ramës.
Por ndër vite, kjo afërsi u venit, sidomos prej kohës kur krerët e UÇK-së janë në Hagë dhe ku një pjesë e shoqnisë kosovare, e gjeti te Edi Rama zanin që foli aq sa mundi dhe bëri aq sa pati mundësi për ta duke ia plotësuar kësaj pjese të shoqnisë kosovare, një mungesë ose një kërkesë që ajo e kishte për kryeministrin dhe për Qeverinë e vet, pra që dikush – bile me fjalë, nëse jo me diçka tjetër – të kujdesej për UÇK-në në Hagë.