44 vite punë për me i marrë 100 euro: Ish-mësuesi ankohet se iu vonua pensioni veç pse nuk shkoi të paraqitej
Pensionistët vazhdojnë të ballafaqohen me probleme.
Njëri prej shumë është se duhet të paraqiten për t’u konfirmuar se janë gjallë.
Njëri prej pensionistëve ka thënë për Nacionalen se i është ndaluar pensioni vetëm pse nuk arriti të shkojë për t’u paraqitur.
Ai ka thënë se ka qenë mësues, dhe ka punuar 44 vite për 100 euro pension.