100 mijë euro dëmi: Qysh u mashtrua me ‘vepra arti’ një qytetar nga personi i arrestuar sot në Mushtisht
Një 47-vjeçar me inicialet B.A nga Mushtishti i Suharekës është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar një person për tri vjet rresht, duke ia marrë mbi 100 mijë euro.
Po qysh ia mori këto pare? Për çfarë mashtrimi bëhet fjalë?
Sipas burimeve të gazetës Nacionale, personi me inicialet B.A ka mashtruar personin tjetër përmes disa veprave të artit.
Por, përveç kësaj Nacionale deri tani nuk ka arritur të mësojë më shumë detaje se për çfarë veprash arti apo në çfarë forme viktima ka rënë pre e mashtrimit që si pasojë, u dëmtua me mbi 100 mijë euro.
Prokuroria themelore ne Prizren në një përgjigje të dhënë për gazetën nacionale ka treguar se ky rast ka filluar të hetohej që nga muaji Prill i këtij i viti, ku me datën 1 tetor është arrestuar, ku për të njëjtin prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1, si dhe “Kanosja” nga neni 181 par. 2.