Zyrtare: Wijnaldumit i përmbushet dëshira, kalon në radhët e Romës
Mesfushori holandez, Gini Wijnaldum, edhe zyrtarisht i është bashkuar Romës. Kumtesën zyrtare e ka bërë vetë të ditur vetë klubi italian.
Kaloi te PSG me mendimin që ta vazhdojë karrierën si protagonist në fushë, por ashtu nuk rezultoi. Gini Wijnaldum, pas një sezoni të ndërlikuar që pati te skuadra parisiene, vendosi që të ndryshojë ambient.
Mourinho e deshi me ngulm që ta kishte në radhët e veta dhe në fund dëshira e përbashkët, si e lojtarit, ashtu edhe e trajnerit, shkuan drejt pistës së duhur, meqë klubet gjeten marrëveshjen e ndërsjelltë.
Për Wijnaldum kjo do të jetë përvoja e tij e parë në futbollin italian, pasi në të kaluarën ka luajtur në Holandë, Angli dhe Francë.
🆕 𝗪𝗘𝗟𝗖𝗢𝗠𝗘 | Georginio Wijnaldum 🐺🇳🇱
— AS Roma English (@ASRomaEN) August 5, 2022
We are delighted to confirm the signing of the renowned central midfielder!
In conjunction with partners around the world, the club continues to use its platform to raise awareness of missing children. ❤️
#ASRoma | @ICMEC_official pic.twitter.com/McaXQF7cjE
Huazim me të drejtë blerjeje
Formula që ishte kyçe për kalimin e Wijnaldum te Roma ishte huazimi një-vjeçar me të drejtë blerjeje. Wijnaldum pasi nuk e gjeti veten te PSG, e pa me shumë joshje interesimin e Romës për të.
Andaj, 31-vjeçari holandez këmbënguli që ta çojë deri në fund përpjekjen për t'iu bashkuar Mourinhos. Gjithashtu, edhe vetë trajneri portugez kishte shfaqur simpati për profilin e lojtarit që ngërthen në vete Wijnaldum.
Me këtë afrim, si dhe me përforcimet tjera, nga Matic deri te Dybala - Roma synon të hyjë me ambicie të mëdha në kampionatin e ri që nis nga java e ardhshme.
Mesfushori holandez do të mund të paraqitet në fushë nga java e ardhshme. Ai projektohet se do ta formojë tandemin e mesfushës me Matic, si një binom i përbërë nga dy lojtarë me përvojë siç janë ata, ku për më tepër kanë fituar shumë trofe në klubet ku janë aktivizuar në të shkuarën.
Po ashtu, edhe tifozët e Romës e kanë pritur me një ngazëllim tepër të madh kalimin e Wijnaldumit në radhtë e tyre. Në aeroportin e Ciampinos, i cili gjendet në afërsi të Romës, ishin disa mijëra veta për ta pritur atë, me entuziazëm të madh.