E kryer, Gini Wijnaldum futbollisti më i ri i Romës - NACIONALE

E kryer, Gini Wijnaldum futbollisti më i ri i Romës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi nënshkroi me Paulo Dybalan, Roma nën urdhrat e Jose Mourinhos e ka bindur edhe mesfushorin e PSG-së, Gini Wijnaldum.

Tekniku portugez është duke ndërtuar skuadër në mënyrë që të garojë për titullin e Seria A dhe përforcimet e para tashmë kanë ndodhur.

Siç raporton gazetari italian Fabrizio Romano, tani është arritur plotësisht marrëveshja mes PSG-së dhe Romës për shërbimet e holandezit.

Wijnaldum javën që lamë pas arriti marrëveshje me klubin italian, derisa tani edhe dy klubet kanë gjetur "gjuhën e përbashkët" për huazim me opsion blerje.

Detajet e marrëveshjes

Sa i përket Wjinaldum, ai do të mbërrijë të premten në mesditë në Itali që të kompletojë testet mjekësore pasi të zyrtarizohet si futbollist i Romës.

Marrëveshja është vetëm huazim, me klubin italian që do t’ia paguajë gjysmën e pagës prej 5 milionë euro derisa ekziston edhe një klauzolë blerje, që nuk është e obligueshme.

Raportohet se kartoni i Wijnaldum do të kushtoi 8 milionë euro në rast që e bind klubin italian me paraqitje të mira në Seria A.

Ndërkohë, PSG tashmë ka gjetur edhe pasuesin pasi është kompletuar marrëveshja me mesfushorin e Lilles, Renato Sanches që do bëhet zyrtare në orët në vijim.

Asgjë nuk funksionoi për Wijnaldum te PSG

Mesfushori holandez verën e vitit 2021 nuk kishte arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Liverpool, pavarësisht përpjekjeve të Jurgen Klopp që ta mbajë në skuadër, prandaj u largua si agjent i lirë.

Fillimisht, ai arriti marrëveshje verbale me Barcelonën por në çastet e fundit garës iu bashkua PSG dhe duke i ofruar një pagë shumë më të lartë arriti ta bind për kalimin në “Parkun e Princave”.

Sidoqoftë, asgjë nuk funksionoi për te të PSG. Ai nuk u përshtat aspak në stilin e lojës së Mauricio Pochettinos, me këtë të fundit që preferonte mesfushor të tjerë në qendër.

Brenda një viti, 31-vjeçari zhvilloi 38 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime.

Lajme të ngjashme