Zyrtare: UEFA e gjobit Barcelonën me 500 mijë euro dhe Man Unitedin me 300 mijë euro - NACIONALE

Zyrtare: UEFA e gjobit Barcelonën me 500 mijë euro dhe Man Unitedin me 300 mijë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

UEFA ka treguar ‘dorën e hekurt’ duke gjobitur me vlera të larta dy gjigantët evropianë Barcelonën dhe Man Unitedin.

Shkaku që thyen rregullat financiare, UEFA gjobiti Barcelonën dhe Man Unitedin më 500 mijë euro, respektivisht 300 mijë euro.

Me anë të një komunikate zyrtare, UEFA konfirmoi gjobat e larta për klubet e lartpërmendura.

“FC Barcelona (ESP) iu shqiptua një gjobë prej 500 mijë eurove për raportim të gabuar, në vitin financiar 2022, të fitimeve nga asgjësimi i aktiveve jo-materiale (përveç transferimeve të lojtarëve) të cilat nuk janë të ardhura përkatëse sipas rregulloreve”.

“Manchester United FC (ENG), Konyaspor (TUR) dhe APOEL FC (CYP) raportuan deficite të vogla të barabarta. Këto klube u gjobitën përkatësisht me 300 mijë, 100 mijë dhe 100 mijë euro”, shkruhet në komunikatë.

Për Barcelonën kjo padyshim do të jetë goditja më e madhe, duke marrë parasysh se klubi katalunas është duke hasur në vështirësi të madhe financiare.

Katalunasit veçse po dështojnë të bëjnë transferime të mëdha shkaku i çmimeve të larta dhe ky dënim veçse do t’ua shtojë problemet.

Lajme të ngjashme