Zyrtare: Nordi Mukiele kalon te Paris Saint German nga RB Leipzig
Paris Saint German ka kompletuar transferimin e mesfushorit të talentuar Nordi Mukiele nga RB Leipzig.
Francezi ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme që do ta mbajë në "Parkun e Princave" deri më 30 qershor 2027.
PSG përmes një komunikate zyrtare, zyrtarizoi nënshkrimin me Mukielen.
"PSG është e lumtur të njoftojë transferimin e Nordi Mukiele për pesë sezonet e ardhshme. Francezi është i lidhur me klubin kapital deri më 30 qershor 2027".
🆕✍️ #WelcomeNordi
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 26, 2022
Le @PSG_inside est heureux d’annoncer la signature de Nordi Mukiele pour les cinq prochaines saisons.
Le défenseur français est lié au club de la capitale jusqu’au 30 juin 2027. ❤️💙
Mukiele: Jam tejet i lumtur që jam këtu
Mesfushori Nordi Mukiele është ndarë tejet i lumtur për kalimin te PSG, që e vlerëson si nder.
Ai bëri me dije se është i gatshëm të luajë në dy pozita, atë të qendërmbrojtësit dhe të anësorit që t'i ndihmojë gjigantit francez.
"Jam njeri shumë i lumtur. Ndihem shumë mirë dhe sigurisht jam tejet i lumtur që ndodhem këtu. Jam rritur në regjionin e Parisit, në Montrueil të jem më i saktë, pra të luaj për Parisin është nder i madh për mua".
"Nëse mund të ndihmojë si qendërmbrojtës ose në krah, do të isha i lumtur, pasi luaj në të dy pozitat. Sa të jem në fushë, e shijoj vetën dhe të ndihmoj bashkëlojtarët, kjo është e tëra që ka rëndësi".
Detajet e marrëveshjes dhe ‘prova’ e fundit e Chelseas për të ‘rrëmbyer’ lojtarin në çastet e fundit
Të shtunën e kaluar, Paris Saint German arriti marrëveshje të plotë me RB Leipzigun për shërbimet e Mukiele, por kjo nuk e ndaloi Chelsean të bëjë një "provë të fundit".
"Blutë" e Londrës kontaktuan klubin gjerman me shpresën që ta "rrëmbejnë" lojtarin para nënshkrimit të kontratës, atë duke ofruar një marrëveshje shkëmbimi me sulmuesin Timo Werner.
Pavarësisht interesimit të Leipzigut për rikthimin e Werner, një gjë e tillë nuk u arrit, pasi i qëndruan pas marrëveshjes me "Parisienët".
PSG do të paguajë 12 milionë euro të garantuara për mbrojtësin, derisa nëse plotësohen bonuset kjo vlerë do të shkojë deri në 16 milionë euro.
Mukiele edicionin e kaluar zhvilloi 37 paraqitje, duke kontribuar me dy gola dhe pesë asistime.