Zyrtare: Nga një yll që shkëlqente, në një futbollist me rënie drastike në karrierë - Arbër Zeneli kthehet te klubi i fëmijërisë
Arbër Zeneli që dikush shkëlqente për Kombëtaren e Kosovës, tashmë edhe zyrtarisht ka kaluar në klubin e fëmijërisë, Elfsborg.
Që nga lëndimi me Dardanët, karriera e tij ka pasur një rënie drastike dhe së fundmi ai prishi kontratën me klubin turk Adana Demirspor.
"Ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, para gjithçka të bëhej gati, kështu që është mirë që ka përfunduar," u shpreh menaxheri i klubit në faqën zyrtare të Elfsborg.
Pasi prishi kontratën me klubin turk, raportimet filluan se Zeneli do të kthehej në Elfsborg. Sidoqoftë diçka që e vonoi procesin ishte në fakt nga FIFA, e cila duhej të aprovonte transferimin, që më pas të nënshkruhej kontrata.
Tani, megjithatë, detajet e fundit kanë rënë në vend dhe gjatë mbrëmjes së së enjtes Elfsborg më në fund arriti të prezantojë nënshkrimin në kanalet e tij zyrtare.
Vår nummer 9️⃣ är hemma 🤝
— IF Elfsborg (@IFElfsborg1904) March 21, 2024
_____#vitillsammans #elfsborg #borås pic.twitter.com/WMKNdEwtm2
"Pas muajsh pritjeje dhe pune, ku vetë Arbëri bëri përpjekje për të mos thënë, më në fund mund ta mirëpresim përsëri në IF Elfsborg. Ne i njohim mirë cilësitë e Arbërit si futbollist pas përparimit të tij të madh me ne si një lojtar i ri në Allsvenskan dhe më pas duke vazhduar të performojë në një nivel shumë të lartë jashtë vendit", tha Stefan Andreasson në faqen e Elfsborg.
"Arbëri bashkohet si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në sezonin 2027 - dhe do të luajë me fanellën numër nëntë. Shpresoj që kjo t'u japë sinjale atyre përreth nesh për ambiciet tona dhe që tani të sigurohemi që të mbushim Borås Arena n Allsvenskan me Arbërin përsëri të veshur verdhë e zi."
Vetë Zeneli thotë se nuk pushoi së ndjekuri Elfsborgun gjatë viteve të tij jashtë shtetit. Njëkohësisht ai sqaron se prania e vëllait të tij, Besfortit, në skuadër ishte diçka që e lehtësoi vendimin.
"E kam ndjekur mjaft Elfsborgun gjatë karrierës sime jashtë vendit, por pak më shumë sigurisht që kur Besfort erdhi në ekipin e parë. Kjo ishte sigurisht një arsye e madhe pse zgjedhja për t'u kthyer në shtëpi në IF Elfsborg ishte kaq e lehtë. Do të jetë jashtëzakonisht argëtuese të mund ta ndihmosh tani në një mënyrë ndryshe nga më parë. Për të filluar me të vërtetë, lini gjithçka tjetër pas dhe jini në gjendje të fokusoheni vetëm tek Elfsborg. Ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë përpara se gjithçka të ishte gati, kështu që është mirë që ka përfunduar, dhe tani të fillojmë të shkruajmë një kapitull të ri në jetë. Por edhe për të takuar të gjithë mbështetësit dhe për të filluar sezonin. Do të jetë tepër argëtuese."
Arbër Zeneli e filloi karrierën në këtë klub, ku shkëlqimi i tij ra në sy të skuadrës holandeze Heerenveen, e cila e transferoi në vitin 2016. Karriera e tij pësoi rënie nga lëndimi me Kombëtaren e Kosovës në fillim të transferimit të tij te Reims në Francë dhe që nga atëherë asgjë mirë nuk ka shkuar për të.