Zyrtare: Milani nënshkruan me Noah Okafor
Sulmuesi zviceran, Noah Okafor, edhe zyrtarisht ka kaluar në radhët e Milanit, duke u transferuar nga RB Salzburg me një marrëveshje afatgjate, që e mbanë atë në San Siro deri në verën e vitit 2028.
23-vjeçari ka qenë në radarin e shumë skuadrave evropiane, por Milani është emri më i madh nga skuadrat që i kanë dhënë mundësi sulmuesit t’i tregojë cilësitë e tij.
Sipas Fabrizio Romanos, kuqezinjtë kanë paguar afro 14 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit zviceran, teksa do të marrë 2,2 milionë euro në sezon për pesë vite qëndrim te Milani.
🇨🇭 @noah_okafor✍
— AC Milan (@acmilan) July 22, 2023
Official Statement 👉 https://t.co/KZ3tK5VHGI
Comunicato Ufficiale 👉 https://t.co/GK1zJknrol#ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/VUibC7xeOu
Okafor është një sulmues që përshtatet pothuajse në të gjitha pozitat, por më shumë në Salzburg ka luajtur si qendërsulmues.
Reprezentuesi i Kombëtares së Zvicrës iu bashkua skuadrës austriake në janar të vitit 2020 nga Basel dhe që nga atëherë ka shënuar 34 gola në 110 paraqitje.
Për Milanin, ky është transferimi i gjashtë në këtë afat kalimtar, pasi më parë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Loftus-Cheek, Pulisic, Luka Romeros, Sportiellos dhe Reijnders, teksa është larguar ylli italian Sandro Tonali, që u transferua te Newcastle Unitedi për një shifër relativisht të lartë.
Kuqezinjtë nuk e kanë ndërmend të ndalen këtu, pasi janë duke synuar edhe yllin e Villarrealit, Chukwuezen.


