KPM del me paralajmërim për masa ndaj televizioeve dhe radiove "që kanë borxhe jashtëzakonisht të larta" - NACIONALE

KPM del me paralajmërim për masa ndaj televizioeve dhe radiove "që kanë borxhe jashtëzakonisht të larta"

57 minuta më parë

nga NACIONALE

Komisioni i Pavarur i mediave ka dalë me një shkrim ku paralajmëron masa ndëshkuese ndaj televizioneve dhe radioneve si pasojë e, siç thonë ata, "shumës së përgjithshme të borxheve të papaguara që është jashtëzakonisht e lartë."

Të licencuarve, sipas KPM-së, u është dhënë afat shtesë dy muajsh për shlyerjen e plotë të obligimeve financiare.

KPM shton se “nuk ekziston mundësi për ri-programim ose pagesë me këste.”

Sipas rregullores, tarifat vjetore duhet të depozitohen në llogarinë e KPM-së deri më 30 qershor.

Mospërmbushja sjell gjobë sa dyfishi i obligimeve vjetore të të licencuarit.

Lajme të ngjashme