“Okafor e meriton të luajë te Milani” – thotë agjenti i sulmuesit zviceran - NACIONALE

“Okafor e meriton të luajë te Milani” – thotë agjenti i sulmuesit zviceran

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Francesco Romano, njëri nga përfaqësuesit e sulmuesit Noah Okafor, thotë se zvicerani e meriton të luajë te Milani, me një marrëveshje pothuajse të nënshkruar, pasi lojtari ka përfunduar testet mjekësore.

Okafor iu nënshtrua testeve mjekësore me gjigantët e Serisë A të shtunën në mëngjes përpara se të finalizojë një transferim të përhershëm nga RB Salzburg, që besohet se vlen rreth 15 milionë euro.

Romano, i cili është pjesë e menaxhimit të 23-vjeçarit foli me gazetarët në Casa Milan, ku Okafor do të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë.

“Okafor është ndër të rinjtë më interesantë në futbollin evropian dhe nëse jemi këtu, do të thotë se ai e meriton të jetë këtu”, tha ai, cituar nga TMW. “Milani besoi në të, të gjithë jemi shumë të lumtur”.

Sulmuesi zviceran do t'i bashkohet bashkëlojtarëve të tij të rinj në ShBA, ku kuqezinjtë do të luajnë miqësore para-sezonale kundër Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës.

Okafor shënoi 34 gola në 110 ndeshje me Salzburgun, duke përfshirë një kundër Milanit në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Ai ka dy gola në 14 paraqitje me kombëtaren e Zvicrës.

Okafor është nënshkrimi i gjashtë i Milanit gjatë verës pas Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic nga Chelsea, Tijjani Reijnders nga AZ Alkmaar, Marco Sportiello dhe Luka Romero si lojtarë të lirë pas përfundimit të kontratave të tyre me Atalanta dhe Lazio, respektivisht.

Lajme të ngjashme