Zyrtare: Leon Avdullahu vazhdon me Baselin deri më 2028 - NACIONALE

Zyrtare: Leon Avdullahu vazhdon me Baselin deri më 2028

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Talenti me prejardhje nga Kosova Leon Avdullahu ka nënshkruar kontratë afatgjatë me Baselin.

Avdullahu që është ndër gjërat e pakta pozitive te Baseli këtë sezon shihet si e ardhmja në pozitën e mesfushorit mbrojtës, andaj edhe klubi zviceran ia ka vazhduar kontratën.

Përmes një komunikate zyrtare, Basel njoftoi se 19-vjeçari do të qëndrojë së paku deri në vitin 2028.

“Emri i tij është Leon Avdullahu. Pozita e tij është mesfushor mbrojtës, dhe ngjyrat e tij do të jenë kuq dhe kaltër. Basel është shumë i lumtur t’iu njoftojë se ka vazhduar kontratën me 19-vjeçarin deri në verën e vitit 2028”.

Avdullahu është ndarë i lumtur që ka rinovuar me Baselin, pasi është klubi që e ka mbështetur që nga fëmijëria.

“FCB është klubi i fëmijërisë që kur isha i vogël dhe nënshkrimi i kontratës është ëndërr e madhe e bërë realitet. Gjithmonë kam qenë krenar që mbaj këtë fanellë dhe të jem pjesë e familjes së Baselit”.

“Është nder për mua që të luaj për këtë klub dhe ta ndajë dhomën e zhveshjes me këta lojtarë të shkëlqyer dhe do të bëj gjithçka në stërvitje dhe lojë që të përfaqësoj klubin sa më mirë të jetë e mundur”.

Ndërsa, Daniel Stucki drejtori i të rinjve shtoi se Avdullahu është shembull për lojtarët e rinj.

“Leon Avdullahu është shembull i mrekullueshëm se si imagjinojmë stërvitjet në departamentin e të rinjve. Ai kaloi të gjitha nivelet e të rinjve. Falë paraqitjeve të vazhdueshme mbi pritshmëritë, ai e meritoi kalimin në ekipin e parë në verë dhe ishte i suksesshëm ta gjente vetën për gjashtë muaj”.

“Ky është sukses për Baselin që do të donim ta shihnim më shpesh në të ardhmen”.

Lajme të ngjashme