Zyrtare: Karim Benzema pensionohet nga Kombëtarja e Francës - NACIONALE

Zyrtare: Karim Benzema pensionohet nga Kombëtarja e Francës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Karim Benzema ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren e Francës në ditëlindjen e vet të 35-të.

Mes Karim Benzemas dhe Francës gjithçka ka mbaruar.

Unë kam përpjekjet më të mira dhe kam gabuar për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar! Unë e kam shkruar tregimin tim, ndërsa tregimi ynë përfundon sot”, shkroi Benzema në Twitter.

Sulmuesi i Real Madridit u rikthye në ekipin kombëtar pas një mungese pesëvjeçare, për shkak të përfshirjes në një skandal shantazhi me një kasetë seksi, dhe ishte në mesin e lojtarëve liderë të Francës në Kupën e Botës në Katar 2022.

Pro një lëndim muskulor pak para ndeshjes së parë të Francës, një fitore 4:1 kundër Australisë, e detyroi atë të largohet nga Kupa e Botës.

Hija e Karim Benzemas mbeti në Katar

Arsyet për këtë vendim me gjasë do të shkaktojnë shumë reagime në vazhdim. L’Equipe raportoi javë më parë se largimi i Benzemas ka ndikuar për të mirë në atmosferën brenda skuadrës.

Për Benzeman thuhej se ishte shëruar nga lëndimi dhe se do të ishte i gatshëm të luante në finale, por Deschamps nuk e ftoi.

Benzema u ftua nga presidenti i Francës Emmanuel Macron për ta parë finalen nga tribunat, por ai e refuzoi ftesën.

Rikthimi i Benzemas në kombëtare në vitin 2021 për Euro 2020 ishte pritur shumë mirë nga publiku. Ai ishte vendimtar për Francën në fitimin e Ligës së Kombeve, duke shënuar gola vendimtarë kundër Belgjikës dhe Spanjës.

Karim Benzema largohet nga Franca me 37 gola në 97 ndeshje dhe një titull në Ligën e Kombeve.

Lajme të ngjashme