Zyrtare: James kalon te Fulham, nënshkrimi i katërt sot dhe i fundit në këtë afat kalimtar për “The Cottagers” - NACIONALE

Zyrtare: James kalon te Fulham, nënshkrimi i katërt sot dhe i fundit në këtë afat kalimtar për “The Cottagers”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra e promovuar në Premierligë këtë sezon, Fulham, ka arritur edhe nënshkrimin e katërt sot dhe të fundit në afatin kalimtar veror. Bëhet fjalë për Daniel James që largohet nga Leeds United në formë huazimi njëvjeçar.

Më herët gjatë ditës “The Cottagers” zyrtarizuan edhe Carlos Vinicius, Layvin Kurzawa dhe Willian.

James përveç që luajti në Leeds United, ai u paraqit edhe për Manchester Unitedin për dy sezone të Premierligës.

Vlera e sulmuesit 24-vjeçar sipas transfermarkt është afër 18 milionë euro, por Fulham nuk e ka opsionin me detyrim blerje por vetëm huazim të thjeshtë.

Lajme të ngjashme